Ish- zëvendëskryeministri Haki Abazi i është përgjigjur të gjitha pyetjeve që kanë ardhë si pasojë e diskutimeve sot në Kuvend.
Abazi thotë se nuk ka qenë kurrë në Kopaonik dhe se nuk është takuar kurrë me zyrtarë të Serbisë, transmeton arbresh.info
Postimi i plotë:
Për përgjigjëje të pyetjeve që kanë ardhë si pasojë e diskutimeve sot në Kuvend:
Nuk kam qenë kurrë në Kopaonik.
Nuk jam takuar kurrë me zyrtarë të Serbisë as në Kopaonik, e askund tjetër dhe deklaratat e Thaçit dhe eksponentëve të tij janë shpifje dhe marrëzira nga sikleti që kanë, si dhe për të zhvendosur debatin nga fakti që kanë krijuar një qeveri ilegale me Rakic si zëvendëskryeministër dhe një qeveri të orës 1:00 pas mesnatës duke ja dredhur dorën Topit.
Nuk jam përkulur kurrë para pllakës në Grackë- këtë e ka bërë Thaçi.
Kam luftuar dhe kundërshtuar ndërkombëtarisht kundër demarkacionit me Malin e Zi dhe edhe sot besoj që binomi Thaçi-Mustafa kanë “shitur” 8 mijë hektarë të Kosovës.
Kjo propagandë e gënjeshtrave dhe shpifjeve janë vetëm për të krijuar mjegull por në fakt Kosova dhe qytetarët e saj e kanë hequr mjegullën me 6 tetor 2019.
Shihemi nesër në sheshin “Skënderbeu” në ora 17:00.
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fq...
KOSTT: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ndërlidhet me ndërprerj...
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...