Google ADS

Haki Abazi: Ky popull dhe ky shtet nuk duron pazare nga njerëzit që as nuk janë te votuar e as nuk kanë fije kredibiliteti

17:29 | 26 Qershor 2020
Arditë Shkodra

Haki Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se është e domosdoshme dorëheqja e qeverisë aktuale.

Ai përmes një postimi në Facebook ka treguar se janë mbledhur më shumë se 300 mijë nënshkrime për zgjedhje të reja dhe se qytetarët përmes kësaj kanë shprehur vullnetin e tyre, shkruan arbresh.info

“Pazaret për president janë jetëshkurtura sikur se edhe jeta e pazarit për qeverinë Koti. Ky popull dhe ky shtet nuk duron pazare nga njerëzit që as nuk janë te votuar e as nuk kanë fije kredibiliteti”, ka përfeunduar Abazi shkrimin e tij.

Postimi i tij i plotë:

Dorëheqja e kësaj qeverie ilegale është e domosdoshme dhe urgjentisht duhet bërë sepse përbën rrezik për interesin nacional dhe shtetror në situatën e krijuar.

Ka mëse 300 mijë nënshkrime për zgjedhje të reja dhe qytetarët e kanë shprehur qartë përcaktimin e tyre. Askush nuk mund të ndalë sovranin.

Pazaret për president janë jetëshkurtura sikur se edhe jeta e pazarit për qeverinë Koti. Ky popull dhe ky shtet nuk duron pazare nga njerëzit që as nuk janë te votuar e as nuk kanë fije kredibiliteti.

#Zgjedhje2020

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme