Haki Abazi e quan Ilir Dedën instrument të SHIK-ut

18:58 | 21 Mars 2018
Arbresh.info

Analisti i rrethanave politike Haki Abazi e ka quajtur deputetin e Alternativës instrument të SHIK-ut, shkruan portali arbresh.info

Ai këtë koment e ka bërë te një postim i  deputetes Albulena Haxhiu e cila ka thënë se ka dëgjuar Ilir Dedën teksa i thotë Dardan Molliqajt se kishte thënë se po të ishte ai në vend të Veselit me shqelma do të largonte deputetët e VV-së.

“Se ai është dhe gjithemone ka qene instrument i SHIK”, thuhet në komentin e Abazit.

“Ilir Deda, deputeti i “moderuar” para pak minutash në byfen e deputetëve i tha Dardan Molliqajt, me qene në vend të tyre (s’e di ne vend te kujt, ndoshta të Kadri Veselit) i kisha qit zhag dhe shkelma jashtë këta të VV’së!:”, ishte postimi i Albulena Haxhiut.

Ndërkohë kujtojmë se katër herë është hedhur gaz lotsjellës nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje duke e pamundësuar seancën e Demarkacionit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme