Haki Abazi ankohet se në Kuvend nuk punojnë mikrofonat

12:02 | 28 Mars 2024
K.B

Ish- deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tashmë deputeti i pavarur, Haki Abazi, është ankuar se tash e tri vjet në Kuvendin e Kosovës nuk punojnë mikrofonat.

Këtë gjë ai e sheh të turpshme.

“Me pas pas mikrofon qysh është rendi, s’kisha dal me ec deri këtu, e kisha pa ministrin sy më sy(ministrin Liburn Aliu). Që tre vjet mikrofonat nuk punojnë në këtë Kuvend, është turp”, tha ai./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme