Google ADS

Hakerët rusë sulmuan faqet e institucioneve, Ministrja e Jashtme: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

18:43 | 7 Maj 2024
E.G

Hakerët rus kanë sulmuar faqet e institucioneve të Kosovës, të cilat gjatë ditës nuk kanë qenë në funksion. Sipas njoftimit nga qeveria, cak i sulmeve ka qenë faqja e Presidencës dhe Kryeministrisë.

Këto faqe, siç ka njoftuar për RTKLive, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka ndodhur pas deklaratave që ia ka dhënë kundër Rusisë.

“Ky grup i hakërreve rus ka zhvilluar sulm kibernetik kundër Kosovës si hakmarrje ndaj deklaratës time për mbështetje të Ukrainës”, ka deklaruar Maqedonci, i cili ka qëndruar në Poloni në Konferencën e mbrojtjes “Defense 24″.

Në reagimin e hakërreve rus përmendet edhe fjalimi i ministrit Maqedonci, i cili ka thënë, sipas tyre, se “Kosova është e gatshme t’i ofrojë ndihmë ushtarake Ukrainës”.

“Kosova është e gatshme t’i bashkojë përpjekjet kolektive për të mbështetur mbrojtjen e Ukrainës. Ata duhet të mendojmë më shumë për këtë…”, kanë shkruar rusisht këta hakera duke përmendur ministrin Maqedonci.

LEXO EDHE:

Hakerët rus sulmuan faqet e institucioneve të Kosovës

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, po ashtu ka njoftuar thënë se Rusia aktualisht po kryen një sulm hibrid ndaj Kosovës.

Me anë të një postimi në rrjetin “X”, Gërvalla tha se sulmi hibrid rus ndaj Kosovës po vjen pas njoftimit të mbështetjes së Kosovës me pajisje ushtarake për Ukrainën.

“Rusia po e sulmon Kosovën në një mënyrë hibride sot, pas njoftimit tonë për mbështetje me pajisje ushtarake për Ukrainën, në mbrojtjen e saj të justifikuar kundër agresionit gjenocidal rus. Ne e dimë nga gjenocidi i Serbisë ndaj Kosovës se vetëm mjetet ushtarake e ndalin gjenocidin”, ka shkruar ministrja e Jashtme./Arbresh.info/

Të ngjashme