Hajvalia në mbështetje të Pacollit për president të AKR-së

16:23 | 20 Shkurt 2017
Arbresh.info

Anëtarësia e Aleancës Kosova e Re sot po zgjedh presidentin e ri të kësaj partie. Edhe një mandat do ta marrë Behgjet Pacolli, pasi është i vetmi kandidat për t’u rizgjedhur në krye të partisë që e themeloi dhe udhëhoqi deri më tani.

Anëtarësia e kësaj partie, edhe pse vlerësojnë se po të kishte më shumë kandidat për president të AKR-së gara do të ishte më interesante, Pacollin e shohin njeriun e duhur për ta udhëhequr atë.

Të shumtë në numër ishin votuesit e AKR-së në Hajvali, ku dega e pestë e kësaj partie që nga orët e hershme të mëngjesit kishte hapur vendvotimet.

Egzonë Vitija thotë se edhe vet Pacolli ka qenë pro kundërkandidatëve, porse vlerësojnë se ai duhet ta udhëheq partinë edhe për një mandat.

“Kandidatura ka qenë e hapur, mirëpo përveç presidentit që ka qenë Behgjet Pacolli…sikur të kishte sigurisht që do të ishte më interesante, sepse jemi parti liberale, mirëpo, nuk ka pasur të interesuar”, tha Vitija.

Ndërsa, kryetari i degës së pestë të AKR-së në Hajvali, Islam Pacolli e quan formë të re, zgjedhjen e presidentit të partisë një anëtar një votë.

“Fillimisht them që kjo është një formë e re e zgjedhjes për president të partisë dhe është demokratike. Hapja e votimeve është bërë qysh në mëngjes dhe është duke vazhduar. Interesim ka jashtëzakonisht të madh dhe është duke shkuar mjaftë mirë procesi”, theksoi Pacolli.

Ai shton se asnjëri nga zyrtarët e AKR-së nuk kanë dashur të dalin si kandidat për president të partisë. Pacolli thotë se kandidati i vetëm për të rimarrë edhe një mandat në krye të AKR-së, Behgjet Pacolli, ka qenë këmbëngulës që të ketë edhe tjerë kandidat, por megjithatë, të gjithë kanë vlerësuar që atë ta përkrahin dhe nuk kanë pranuar që të ketë kundër kandidat.

Ai shprehet i bindur se pas këtyre zgjedhjeve të brendshme, AKR do të dal fituese në zgjedhjet e ardhshme, pasi sipas tij, përkrahja për këtë parti po rritet çdo ditë.

“AKR ka një vit që po punon në mënyrë intensive dhe është duke punuar jashtëzakonisht në mënyrë të organizuar dhe ka mbështetje të madhe të qytetarëve, sikurse asnjëherë më parë dhe kam besim se do të jetë fituese”, ka shtuar ai.

Anëtarësia e kësaj partie në fletëvotime ka dy opsione, PO dhe JO, për të votuar për kandidatin e vetëm për president të AKR-së, Behgjet Pacolli.

dsc-0332_7052 dsc-0334_3549 dsc-0337_4635 dsc-0351_5669 dsc-0360_2791 dsc-0366_1213 dsc-0370_9337 dsc-0372_9670 dsc-0379_3080 dsc-0394_9907 img-0533_3919 img-0534_6560 img-0539 img-0542 img-0546_1473 img-0547 img-0550 img-0559_4620 img-0561_2151 img-0564_2827 img-0567_1575 img-0568_9612 img-0576 img-0581_7409 img-0584_6281 img-0605_4587 img-0607_5880 img-0614 img-0627

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme