Hajrullahu zgjidhet kryesues i Konferencës së Rektorëve

15:51 | 12 Dhjetor 2024
R J

Me votat e drejtuesve të institucioneve publike të arsimit të lartë, rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu është zgjedhur njëzëri kryesues i Konferencës së Rektorëve. Në ngjarjen që u zhvillua në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës vota kundër e as abstenime nuk pati as për zëvendëskryesuesin që u zgjodh Mentor Alishani, rektor i Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”.

Rektori Hajrullahu tha se qëllimi i takimit është koordinimi për politika sa më të mira të zhvillimit të arsimit të lartë.

Mandati i rektorit Hajrullahu në krye të Konferencës së Rektorëve është njëvjeçar.

Konferenca e Rektorëve funksionon në bazë të një udhëzimi administrativ për punën, detyrat dhe përgjegjësitë e saj, të lëshuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme