Rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, ka theksuar se plagjiatura, korrupsioni dhe ngacmimet seksuale janë të patolerueshme në këtë institucion akademik, duke theksuar se imazhi i universitetit mund të prishet nëse shkeljet ligjore futen nën “tepih”.
Ai theksoi rëndësinë e transparencës dhe drejtësisë, duke kërkuar që reflektorët të drejtohen si për veprat e mira ashtu edhe për shkeljet, por pa bërë selektime.
“Plagjiatura, korrupsioni dhe ngacmimet seksuale janë të patolerueshme në UP. Imazhi i Universitetit të Prishtinës prishet nëse shkeljet ligjori i shtijm nër tepih. Reflektorët duhetë të jenë të drejtuar si për të mirë ashtu edhe për të keqen por jo të selektuar”, tha ai.
Hajrullahu kërkoi që mediat të jenë transparentë gjatë publikimit të lajmeve.
Hajrullahu tha tutje se pritet që për 5 vite programet e UP-së të marrin akreditim. /Arbresh.info/
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...