Google ADS

Hajrullahu: Pa digjitalizim, UP-ja nuk mund të ecë përpara

14:38 | 28 Dhjetor 2024
E.K

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, tha se duhet të dëshmohet në vazhdimësi që në universitet banon dija. Sipas tij, pa digjitalizim, pa ngritjen e nivelit të digjitalizimit në Universitetin e Prishtinës, nuk mund të ecet përpara.

“Digjitalizimi është parakusht për të pasur një mësimdhënie më cilësore, hulumtime shkencore më cilësore, një administratë më funksionale. Kjo ndërlidhet fort edhe me idenë e mirëqeverisjes që karakterizohet prej transparencës dhe llogaridhënies”, shpjegoi ai në serinë e tretë të UP podcast.

Rektori Hajrullahu, më tutje, tregoi se që nga ardhja në krye të menaxhmentit të UP-së, ka kërkuar ndihmë nga ekspertë të organizatave ndërkombëtare për të vlerësuar se ku ndodhet aktualisht Universiteti i Prishtinës në procesin e digjitalizimit dhe nga duhet të ecë në të ardhmen.

“Ideja dhe qëllimi është që të mos lëvizim pa plan edhe pa strategji, të mos bëhen investime që janë shumë të kushtueshme pa një planifikim të mirë”, tha rektori Hajrullahu./rtk

Të ngjashme