Pas shtimit të retorikës për një rrezik të mundshëm të shpërthimit të një konflikti me Serbinë, janë shtuar edhe reagimet se si duhet të reagojnë institucionet e sigurisë në lidhje me këtë çështje.
Eksperti i Sigurisë Hajrullah Tërnava, vlerëson se Rusia nuk ka përkrahje nga vendet më të zhvilluara të botës, prandaj mund ta detyrojë Serbinë të shkaktonte një luftë.
Në rast se ndodh kjo luftë, sipas Hajrullahut, do ishte edhe fillimi i luftës së tretë botërore.
“Një luftë e tillë do i shkaktonte botës probleme tjera sepse në këtë mënyrë mund të përzgjerohet kjo luftë edhe në shtete tjera të botës dhe nga këtu mund të konstatohet se mund të fillojë edhe lufta e tretë botërore”, thotë ai për arbresh.info.
Bota demokratike në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj, edhe në vitin 1999 e ndihmoi Kosovën të çlirohej, dhe në bazë të rezolutës së OKB 1244, NATO me veprimet luftarake e detyroi Serbinë që ta nënshkruaj kapitullimin me vendimin e Kumanovës që ai vendim edhe sot është në fuçi.
E sipas Hajrullahut, Serbia e ka të qartë këtë fakt, por është presidenti serb Aleksandar Vuçiq që po përdor situatën në veri për të kërkuar më shumë në negociatat me Kosovën.
“Nëse i ndodhë edhe një herë një sulm nga ana e NATO-së, Serbia e ka të qartë që ndoshta në të ardhmen më nuk do të ekzistojë fare. Prandaj ky fakt nënkupton se Serbia të gjitha këto konflikte sikur që i bëri para disa ditëve me barrikadat në veri, e ka për qellim që t’i detyrojë udhëheqësit e Kosovës që në bisedimet e radhës që do të zhvillohen së shpejti, së paku t’ia jepnin disa pjesë të veriut që kishin me i shërbye si satisfaksion Vuçiqit”, thekson ai.
Por, sipas Tërnavës çfarëdo diskutimi për territorin do të shkaktonte luftëra të reja.
“Kjo mënyrë i ka dilemat e saja sepse edhe në pjesë të Serbisë ka komuna me shumicë shqiptare sikur Bujanovci, Medvexha dhe Presheva që tani do tu hapte ‘kutia e pandarës’ sepse problemet e kësaj natyre ka edhe me shtetin e Bosnje dhe Hercegovinës, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, Greqinë prandaj ky problem ndërkombëtar do të shkaktonte luftëra të reja”, deklaron Tërnava për arbresh.info.
Disa ditë më parë kryeministri Albin Kurti tha se rreziku i një konflikti të ri në mes Kosovës dhe Serbisë është i lartë.
Tërnava mendon se ky mesazh duhet të nënkuptohet si përkujtim faktorit ndërkombëtar dhe vetëdijesim, që të jenë në hap me kohën, që mos t’iu ndodh ndonjë gabim nga neglizhimi i situatës, që tani botes mund t’i shkaktojë probleme të mëdha.
“Kryeministri është njeriu i parë i këtij vendi që duhet të jetë i brengosur për çështjen e Kosovës, sepse populli e zgjodhi atë si njeriun më të besuar me shumicë votash absolute që ta qeverisë tani këtë vend. Megjithatë edhe nga ky shpjegim mund të konstatohet se pranë situatave tepër të tensionuara megjithatë luftëra të mëdha s’do të ketë në botë”, shton ai./Kujtesë Berisha /arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...