Pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale për Kadri Veselin, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës ka ndryshuar situata brenda këtij subjekti.
Veseli ka pushuar aktivitetin e tij politikë, shkruan Arbresh.info.
Kryetari i PDK-së, ka thënë se do të tërhiqet nga të gjitha angazhimet për sa kohë që të zgjasë procesi, shkruan Arbresh.info.
“E vlerësoj faktin që Dhomat e Specializuara kanë treguar mirësjellje duke më nisur një ftesë për tu paraqitur në gjykatë, në vend se të më arrestonin në mënyrë të padinjitetshme. Unë i jam përgjigjur këtij akti mirësjelljeje, duke u pajtuar që të udhëtoj këtë mëngjesë për në Hagë me përfaqësues të tribunalit, ku formalisht do të paraqitem para trupit gjykues për t’iu përgjigjur akuzave të bëra dhe për të nisur një proces të gjatë të mbrojtjes. Kjo gjë do të kërkojë angazhimin dhe përqëndrimin tim të plotë, dhe prandaj kam vendosur që të tërhiqem nga të gjtitha aktivitetet publike e politike për sa kohë zgjatë ky proces. Nuk do të bëj deklarata të tjera publike apo paraqitje zyrtare në Kosovë ndërkohë që procesi gjyqësor vazhdon. Të paktën për momentin, jam një qytetar privat. Deri në fund të këtij procesi, do të kërkoja që ky qëndrim i imi të respektohet nga të gjithë në Kosovë, veçanërisht nga ata të cilët janë të angzhuar në media apo në jetën publike dhe politike”, ka thënë ai.
Me këtë edhe ka lënën mundësin që si vartës të tij të ketë një pasues.
Hajredin Kuçi është emri më i diskutuar brenda PDK-së, për të marrë drejtimin e partisë e cilina u krijua nga Hashim Thaçi, raporton Arbresh.info.
Burimet e Arbresh.info brenda PDK-së, mësojnë se emri i tij ka gjetur mbështetjen edhe nga disa zyrtarë të lartë të PDK-së.
Por kush është Hajredin Kuçi:
Hajredin Kuçi është politikan dhe profesor ai ka mbajtur pozita të larta shtetërore që nga krijimi i shtetit të Kosovës.
Hajredin Kuçi, aktualisht është nënkryetar i i PDK-së, ishe zëvendëskryeministër dhe ministër i Drejtësisë. Është Profesor i asocuar i Fakultetit Juridik dhe Departamentit të Shkencave Politike të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës, ku ligjëron Drejtën e Unionit Evropian, Institucionet dhe Politikat e Unionit Evropian, të Drejtën ndërkombëtare private dhe Konfliktin e ligjeve. Ka qenë profesor vizitor në disa Universitete evropiane, në SHBA dhe në vendet e rajonit.
Studimet e drejtësisë i ka kryer në Prishtinë më 1993. Studimet e para të magjistraturës i ka kryer në Prishtinë në drejtimin civilo-ekonomik, magjistraturën e dytë e ka kryer në Universitetin e Bilkent-it në Ankara, Turqi, ndërsa, studimet e doktoranturës i ka kryer sipas sistemit modular të Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit të Graz-it në Austri, me mentor Prof. Dr. Wilibald Posch, ku edhe ka fituar titullin shkencor “Doktor i shkencave juridike ndërkombëtare”.
Nga viti 1992 deri në 1994, ka qenë kryeredaktor në revistën studentore “Bota e Re”. Nga viti 1992 deri në 1996, ka qenë zëvendëskryetar i Unionit të Pavarur të Studentëve në Universitetin e Prishtinës. Nga viti 1996 deri në vitin 2004, ka qenë Drejtor për Marrëdhënie me jashtë i Universitetit të Prishtinës. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2001, 2004, 2007 dhe 2010, është zgjedhur Deputet i Kuvendit të Kosovës. Nga viti 2004 deri në 2005, ka punuar si Prorektor për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Universitetin e Prishtinës.
Në vitin 2006 është zgjedhur, Kryetar i Komisionit Kushtetues të Republikës së Kosovës. Nga viti 2008, është Zëvendëskryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, ndërsa nga shkurti i vitit 2011 edhe Ministër i Drejtësisë. Po ashtu është Nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, nga viti 1999 e tutje.
Ka qenë pjesëmarrës i një numri të madh të seminareve, konferencave dhe simpoziumeve, të cilat janë organizuar nga institucione me peshë ndërkombëtare.
Po ashtu, ka publikuar punime shkencore, artikuj në revista të ndryshme shkencore brenda dhe jashtë Kosovës, në zhvillimet juridiko-politike dhe ato të bashkëpunimit ndërkombëtar.
Është nderuar me çmime dhe mirënjohje të ndryshme, ku duhet veçuar: çmimin “Student i dalluar”, i dhënë nga Universiteti i Prishtinës në vitin 1992, mirënjohjen për menaxhim të suksesshëm, e dhënë nga zyra e redaksisë e gazetës “Bota e Re”, në vitin 1996, mirënjohjen nga Unioni i Pavarur i Studentëve i Universitetit të Prishtinës, për udhëheqje te suksesshme në vitin 1997, mirënjohjen nga Universiteti i Prishtinës për kontribut të veçantë në Universitet, në përvjetorin e 30-të, të Universitetit të Prishtinës, në vitin 2000, mirënjohjen nga La Rouche College, Pittsburgh SHBA, për kontribut në bashkëpunim universitar dhe ngritje të edukimit në nivel ndërkombëtar në vitin 2004.
Hajredin Kuçi jeton në Prishtinë, është i martuar me Fatmire Kuçin dhe kanë katër fëmijë: Argona, Jonida, Etna dhe Joni. Flet dhe shkruan gjuhën angleze dhe serbe.
EKSKLUZIVE| Propozim-akuza ndaj Thaçit dhe emrat e të akuzuarve tjerë
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...