Një muaj paraburgim ka kërkuar Prokuroria e Ferizajt për vëllezërit Ndrecaj. Këta dyshohet se e vranë një grabitës që iu hyri në shtëpi të mërkurën në mëngjes në Godanc të Shtimes.
Këtë kërkesë e ka aprovuar Gjykata Themelore e Ferizajt si pjesërisht të bazuar.
Kështu, pronarit të shtëpisë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji, ndërsa vëllait të tij masën e arrestit shtëpiak për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale vrasje.
Ndërkohë, sipas Policisë, në këtë rast morën pjesë më shumë persona.
Siç mëson T7, Policia po kërkon 3 të dyshuar të tjerë, të cilët dyshohet se janë nga Rajoni i Prishtinës.
Hajdini po ashtu e pohon se i vrari, Fehmi Gashi, kishte të kaluar kriminale.
Ndërkohë, gjurmët e përleshjes me armë janë ende të freskëta në dhomën e pronarit të shtëpisë në Godanc.
E babai i pronarit flet për momentin kur kishte kuptuar se i kanë hyrë hajnat.
E dhëndëri i kësaj familjeje, Bedri Salihaj, tregon se si kishte ndodhur rasti, derisa thotë se miku i tij kishte arritur të fshihej deri sa ishin larguar disa nga grabitësit.
Megjithatë, njëri nga grabitësit nuk kishte arritur të largohet, pasi ishte lënduar deri kishte tentuar të kërcente nga tarraca e shtëpisë.
Bile familjarët mohojnë se vëllezërit Ndrecaj kanë ushtruar dhunë ndaj viktimës.
Gjatë së enjtes, qytetarët e kësaj ane kanë protestuar para Komunës së Shtimes për lirimin e bashkëfshatarit të tyre, derisa janë pritur në një takim nga kryetari i kësaj komune, Naim Ismaili.
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...