Hajni ia vjedh çantën një gruas në Gllogoc

09:17 | 14 Qershor 2023
Diellza Gashi

Është raportuar se një person ka vjedhur 210 euro dhe 50 funda një gruas në Gllogoc.

Siç thuhet në raport, të martën derisa viktima femër ka qenë duke ecur, i dyshuari ia ka marrë çantën.

Në çantë viktima ka pasur 210 €, 80 funta dhe dokumentet personale.

Njësitë relevante policore iu kanë përgjigjur rastin, është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme