Hajni ia merr me forcë zingjirin e arit një gruaje në Prishtinë

09:58 | 16 Nëntor 2022
A. B.

Një grua ka raportuar në polici se një i panjohur ia ka marrë me forcë një zingjir të arit dhe është larguar.

Sipas Policisë, nuk raportohet për të lënduar e as për të arrestuar.

“Prishtinë 15.11.2022-14:35. Viktima femër kosovare ka raportuar se një i dyshuar i panjohur me forcë i ka grabitur zinxhirin e arit dhe është larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa janë duke u kryer hetime intensive nga njësitet kompetente policore, thuhet në raport”. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme