Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje rreth orës 19:32 minuta një zyrtar policor ka pranuar një informacion i cili bënte me dije se në një banesë në rrugën “Xhavit Bajraktari” në Prizren po ndodhte një vjedhje.
Njësite policore ka dalë në vendin e ngjarjes për ta verifikuar informacionin dhe kanë kuptuar se dy të dyshuar 17 vjeçar kanë hyrë në një banesë, me gjasë për të vjedhur mirëpo ndërkohë, pronari i banesës ishte kthyer dhe njëri nga të dyshuarit, për t’i ikur kapjes del në ballkon dhe kërcen në një ballkon tjetër dhe nga aty bien në tokë nga kati i katërt i ndërtesës me ç’ rast pëson lëndime të rënda trupore.
I lënduari sipas PK-së është përcjell nga emergjenca për në Spitalin Rajonal në Prizren e pasi i është dhënë ndihma e parë është dërguar në QKUK në Prishtinë.
I dyshuari i dytë është arrestuar e më pas është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që rasti të procedohet sipas procedurës së rregullt.
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës