Katër vjet më parë familjes së Agim Ramadanit iu thye banesa në Prishtinë dhe hajnat vodh medaljen e “Heroit të Kombit” që iu nda atij nga Presidenca.
Por që nga atëherë, Familja Ramadani ka mbetur pa këtë medalje që ua dhuroi presidentja Atifete Jahjaga.
Bashkëshortja e Komandant “Katanës”, Shukrije Ramadani përmes një bisede telefonike për Televizionin 7 ka thënë se medajla asnjëherë nuk është gjetur nga Policia e Kosovës, por ajo as nuk është zavendësuar me një medalje të re nga ana e Presidencës së Kosovës.
Ngjarja kishte ndodhur në 15 vjetorin e rënies së Agim Ramadanit, kur hajnat ishin futur në banesën e familjës në Breg të Diellit, derisa familja gjendej në Zhegër për të pritur miqt dhe të afermit për këtë ditë.
Ndonëse ngjarja u bë publike në media, institucionet kishin heshtur për këtë rast.
Televizioni ka pyetur Zyrën e Presidentit, por ata nuk kanë treguar nëse do ta zavendësojnë medaljen për heroin i cili ra me 11 prill të vitit 1999 në betejnë e Kosharës.
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...