Hajnat vjedhin vegla pune në Kamenicë, kapen nga Policia

09:36 | 17 Mars 2023
Vjollca Gajraku

Policia e Kosovës ka identifikuar tre persona të dyshuar që kishin vjedhur vegla pune në në fshatin Desivojcë të Kamenicës.

Sipas policisë të dyshuarit me forcë kishin depërtuar në shtëpinë e ankuesit.

Sendet e vjedhura janë sekuestruar, ndërsa me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme