Google ADS

Hajnat vjedhin stoli ari dhe para të gatshme në një shtëpi në Ferizaj

11:11 | 19 Gusht 2024
E.H

Persona të panjohur dyshohet se kanë hyrë me forcë në një shtëpi në fshatin Loshkobare të Ferizajt dhe kanë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme.

Sipas policisë, njësitet relevante janë duke e hetuar rastin.

“Fsh. Loshkobare, Ferizaj / 18.08.2024 – 23:13. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur, me forcë kanë hyr në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme. Rasti është duke u hetuar nga njësi relavante”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme