Hajnat vjedhin stoli ari dhe para në një shtëpi në Ferizaj

09:37 | 12 Prill 2023
E.H

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Cërnilë të Ferizajt, raporton Policia e Kosovës.

Sipas policisë, hajnat kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e ankuesit të cilët kanë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme.

I/të dyshuar janë ende të panjohur për policinë dhe rasti është në procedurë hetimorë.

“Fsh. Cërnillë, Ferizaj 11.04.2023 – 22:10. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i/të dyshuar deri më tani të pa njohur, me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhur stoli ari  dhe para të gatshme. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e PK./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme