Google ADS

Hajnat vjedhin shtëpinë e një mërgimtari në Ferizaj

08:44 | 18 Janar 2024
R J

Policia e Kosovës ka raportuar se dyshohet për një  vjedhje ditën e djeshme në Ferizaj.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 16:09 dhe vjedhja dyshohet të jetë kryer në shtëpinë ku personi ndodhet jashtë vendit.

Sipas raportit 24 orësh, bëhet e ditur se janë vjedhur disa para të gatshme dhe armë me leje për shenjëtari.

Rasti është iniciuar si rast nën hetime.

“Rr. Drenica, Ferizaj / 17.01.2024 – 16:09. Dëshmitari mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur dyshohet se kanë kryer vjedhje në shtëpinë e viktimës mashkull i cili ndodhet jashtë vendit, me ç’rast janë vjedhur para të gatshme dhe armë me leje për shenjëtari. Rasti nën hetime, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme