Një në objekt fetar në Gjilan kanë ndodhur dy vjedhje të rënda brenda dy ditëve, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, në të dy rastet kasaforta e objektit të kultit fetar është hapur me dhunë dhe nga aty janë vjedhur para, që ishin mbledhur për bamirësi, shkruan Arbresh.info.
Rastet janë duke u hetuar.
“Gjilan / 14.01.2024 – 12:45. Ankuesi kosovar ka raportuar se një person i panjohur dyshohet se ka hapur me dhunë kasafortën e një objekti të kultit fetar dhe nga aty ka vjedhur një sasi të parave që ishin mbledhur për bamirësi. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.
“Gjilan / 16.01.2024 – 14:00. Ankuesi kosovar ka raportuar se nga person/a të panjohur dyshohet se është vjedhur kasaforta e një objekti të kultit fetar në të cilën ishte një sasi e parave që ishin mbledhur për bamirësi. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Moti sot i vranët dhe me diell
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit