Hajnat vjedhin para, stoli ari dhe një revole në një shtëpi në Prizren

08:55 | 6 Qershor 2023
Diellza Gashi

Disa persona të pa njohur kanë vjedhur para, stoli ari dhe një revole në një shtëpi në Prizren.

Sipas raportit të policisë, thuhet se gjatë ditës së djeshme një femër ka raportuar se disa persona ia kanë bastisur shtëpinë.

Në shtëpinë e saj dhe kanë vjedhur para, stoli ari dhe një revole e vjehrrit të saj (me leje) i cili ishte jashtë shtetit për pushime.

Nuk raportohet për të arrestuar ndërsa rasti është duke u hetuar./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme