Hajnat vjedhin para e stoli në vlerë prej 25 mijë eurosh në Ferizaj

16:37 | 7 Prill 2024
E.G

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Nazmi Uksmajli” në Ferizaj.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli i cili tha se  personat e dyshuar kishin vjedhur 12 mijë euro stoli ari dhe 13 mijë e 500 euro para të gatshme.

Sipas tij, rasti kishte ndodhur rreth orës 22:55.

“Ndërsa në momentin e kryerjes së vjedhjes pronari me familjarët e tij nuk ishin në shtëpi. Nga hetuesit rajonal janë marrë tē gjitha veprimet hetimore, është ekzaminuar vendi i ngjarjes dhe po punohet intesivisht në identifikimin dhe kapjen e personit/ave të dyshuar. Për të gjitha veprimet është njoftuar prokurori kujdestar. Për informata tjera do të njoftoheni më pas.”, tha Veseli./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme