Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Prishtinë

09:07 | 10 Prill 2023
E.H

Në shtëpinë e një personi në Prishtinë, dje i kanë hyrë hajnat, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, hajnat i kanë vjedhur stoli ari, një telefon mobil, para dhe gjësende të tjera.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore.

“Prishtinë 09.04.2023 – 16:30. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se persona të pa njohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur stoli ari, një telefon mobil, gjësende tjera dhe para të gatshëm. Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme