Disa hajdutë kanë vjedhur plot 18 radiatorë në një shkollë fillore në një fshat të Skenderajt.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ata me forcë kanë hyrë në depon e shkollës dhe i kanë vjedhur radiatorët në fjalë.
Të njëjtit ende nuk janë arrestuar teksa po zhvillohen hetimet për kapjen e tyre nga organet e rendit.
“Skenderaj 08.05.2023 – 07:00. Është raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në Shkollën Fillore të një fshati të Skenderajt dhe me forcë kanë hapur depon e kësaj shkolle dhe kanë vjedhur 18 radiatorë. Me urdhër te prokurorit iniciohet rasti si më lartë dhe mbetet duke u hetuar”, thuhet në raportin policor./Arbresh.info
Liverpool në kërkim të shkëputjes në tabelë përballet me Lei...
Cunha i shënon gol direkt nga korneri Man Unitedit
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...