Hajnat në një shtëpi në Vushtrri, vjedhin stoli ari, para e armë

08:51 | 18 Janar 2024
R J

Gjatë 24 orëve të fundit, në raportin e Policisë së Kosovës është raportuar një vjedhje në një shtëpi në Vushtrri.

Sipas raportit, dyshohet se janë vjedhur një armë me 30 fishekë, një sprej, stoli ari dhe disa para.

Rasti është nën hetime.

“Vushtrri / 17.01.2024 – 18:00-20:00. Ankuesi kosovar ka njoftuar se nga persona të panjohur është thyer shtëpia e tij dhe nga aty janë vjedhur: një armë me 30 fishekë, një sprej, stoli ari dhe para kesh. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme