Mbrëmë rreth orës 21:30, zyrtarët policor të stacionit të Podujevës, kanë arrestuar pesë persona të dyshuar, të cilët kishin tentuar të që të kryenin një grabitje në fshatin Dumosh të Podujevës.
Policia është njoftuar për rastin dhe menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, ku në bashkëpunim me një banor të fshatit, kanë arrit që të arrestojnë një person të dyshuar: B. P 17 vjeç.
“Ndërkohë që katër personat e tjerë të përfshirë në rast, kanë arrit që fillimisht të largohen me një veture të tipit Golf 2, duke goditur një zyrtar policor (i lënduar lehtë), me veturën e tyre. Mirëpo, afër vendit të ngjarjes (pas pak minutash), patrulla tjetër policore ka arrit të ndaloj veturën Golf 2, dhe të arrestoj katër personat e dyshuar: Q.B mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, S. P mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, A.P mashkull, 24 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës si dhe I. P mashkull, 40 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Policia e Kosovës.
Gjithashtu në kumtesë thuhet se nga ana e hetuesve policor për ekzaminim është konfiskuar edhe vetura.
Personat e arrestuar janë dërguar në qendrën të ndalimit, ku aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin në fjalë. Ndaj tyre janë hapur rastet grabitje dhe lëndim trupor.
Që nga 1 janari i vitit 2017 deri më sot policia rajonale e Prishtinës, ka arrit të arrestoj rreth 500 persona të dyshuar, për vepra të ndryshme kriminale, ku një kontribut të çmuar në këtë drejtim kanë dhënë edhe qytetarët, të cilët në vazhdimësi kanë mbështetur dhe po ndihmojnë, Policinë e Kosovës./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...