Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të vjedhjeve në raportin 24 orësh.
Në këtë raport thuhet se hajnat vodhën para, armë, stoli ari e rroba.
RAPORTI:
Fsh. Milloshevë, Obiliq, 13.07.2022 – 21:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të panjohur i kanë thyer xhamin e veturës me targa të huaja dhe kanë vjedhur para të gatshme, stoli ari dhe rroba . Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante.
Rr. Ferid Curri, Prishtinë, 14.07.2022-20:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj (njëri shtetas Sirian dhe tjetri Maroken) pasi të njëjtit në një qendër tregtare janë kapur në flagrancë duke vjedhur veshmbathje. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Graçanicë, 12.07.2022-15:30 Në lidhje me rastin më 14.07.2022 janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Rr. Bylbyldere, Prizren, 13.07.2022 – 20:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur para të gatshme dhe një pistoletë me 50 fishekë. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante.
Fsh. Serbobran, Istog, 14.06.2022-05:30. Me 14.07.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti me datën e cekur, i kishte vjedhur viktimës femër shtetase gjermane (në shtëpi) para të gatshme. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Mitrovicë Veri, 14.07.2022 – 12:20. Ankuesja femër kosovare ka informuar se nga persona të panjohur i është vjedhur portofoli, në të cilën kishte para të gatshme dhe dokumentet e saj personale. Rasti është duke u hetuar./arbresh.info/
Macron: Vetëm kështu përfundon lufta në Lindjen e Mesme
Ligue 1 vlerëson paraqitjen e Zhegrovës me Kosovën
Hezbollahu godet Izraelin gjatë festës së Yom Kippurit
Kosova mbyll pjesën e parë në epërsi ndaj Lituanisë
Zhegrova e kalon Kosovën në epërsi
Ministri serb: Arrestohet ish-pjesëtari i UÇK-së në pikën ku...