Hajnat kryejnë vjedhje të rëndë në një shtëpi në Ferizaj

09:42 | 4 Nëntor 2024
E.H

Policia e Kosovës raporton se të dielën rreth orës 04:33 në një shtëpi në rrugën “Riza Goga në Ferizaj ka ndodhur një vjedhje e rëndë.

Sipas policisë, disa persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e ankuesit dhe kanë kryer vjedhje, shkruan Arbresh.info.

Rasti është në procedurë hetimore.

“Rr. Riza Goga, Ferizaj/03.11.2024-04:33. Eshtë raportuar se person/a të dyshuar të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e ankuesit mashkull kosovar dhe nga aty kanë kryer vjedhje. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme