Hajnat i hyjnë në banesë i marrin portofolin e çelësat, e më pas edhe veturën

09:34 | 21 Gusht 2023
A Z

Shtetas i huaj ka bërë të ditur se në rrugën “Arsim Luzha” në Prishtinë dy persona i kanë hyrë në banesë dhe i kanë vjedhur portofolin dhe çelësat e veturës.

Të njëjtit i është marrë edhe vetura nga hajnat, të cilët janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti në procedurë hetimore.

“Ankuesi mashkull shtetas i huaj ka raportuar se dy persona i kanë vjedhur nga banesa portofolin dhe çelësin e veturës, me ç’rast të njëjtit i kanë marr edhe veturën dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë./Arbresh.info/

Të ngjashme