Google ADS

Hajnat hyjnë në shtëpitë e dy vëllezërve, vjedhin para dhe stoli ari

09:47 | 14 Shkurt 2022
A. B.

Mbrëmë dy vëllezër në Podujevë janë grabitur nga persona të panjohur.

Sipas raportit 24 orësh, ankuesit kanë njoftuar se nga njëra shtëpi hajnat kanë vjedhur stoli ari ndërsa nga tjetra shtëpi kanë marrë stoli ari dhe para të gatshme, shkruan arbresh.info

“Podujevë, 13.02.2022 – 18:39. Dy ankues meshkuj kosovarë (vëllezër), kanë informuar se persona të pa njohur me forcë kanë depërtuar në shtëpitë e tyre dhe tek njëri kanë vjedhur vetëm stoli ari ndërsa tek tjetri stoli ari dhe para të gatshëm. Rasti është duke u hetuar” thuhet në njoftim. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme