Hajnat hyjnë në QMF të Kaçanikut, vjedhin një krevat dhe ilaçe

09:07 | 11 Nëntor 2023
K.B

Një punëtor i Shtëpisë së Shëndetit në Kaçanik ka raportuar në Polici se disa persona të panjohur kanë vjedhur një krevat dhe disa medikamente shëndetësore.

Në njoftimin e Policisë, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 04.11.2023, dhe nuk dihet vlera e dëmit, ndërsa rasti është duke u hetuar.

“Fsh. Shtraz, Kaçanik, 04.11.2023 – NN. Ankuesi mashkull kosovar, punëtor i Shtëpisë së Shëndetit, ka informuar se person-a të dyshuar të panjohur me forcë kanë hapur derën e objektit dhe nga aty kanë vjedhur një krevat dhe disa medikamente shëndetësore. Nuk dihet vlera e dëmit. Rasti është duke u hetuar”, bën të ditur njoftimi./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme