Google ADS

Hajnat hyjnë në një shtëpi në Sllatinë dhe vjedhin një pistoletë me leje të skaduar

09:06 | 26 Dhjetor 2024
E.K

Një vjedhje ka ndodhur në fshatin Sllatinë e Epërme, ku një qytetar ka njoftuar se disa persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur një pistoletë.

Sipas raportit të policisë, pistoleta e vjedhur ishte e regjistruar në emër të ankuesit, por leja e saj kishte skaduar.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit.

“Fsh. Sllatinë e Epërme, Viti 21-25.12.2024 – NN. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij dhe prej aty kanë vjedhur një pistoletë për të cilën i dyshuari kishte leje të skaduar. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme