Në Kosovë nuk është shënuar asnjë rast kur prindërit kanë kërkuar largimin e ndonjë fëmije me Sindromin Down nga shkolla ku mësojnë fëmijët e tyre.
Ka raste të diskriminimeve të vogla, por jo ndonjë bojkot nga komplet klasa apo shkolla, shkruan arbëresh.info.
Kështu ka bërë të ditur për arbresh.info drejtoresha ekzekutive e shoqatës “Down Sindrom Kosova”, Sebahate Hajdini.
Ajo, thotë se deri tash në Kosovë për fat të mirë nuk është paraqitur ndonjë rast i bojkotimit të fëmijëve me këtë sindromë, siç ndodhi ditë më parë në Gostivar, ku nxënësja u përjashtua nga klasa.
Hajdini thotë se, ka raste kur bëhet ndonjë diskriminim i vogël ndaj tyre, por jo të bojkotohet klasa.
“Në Kosovë për fat të mirë nuk kemi pasur kësi raste kur është diskriminuar një fëmijë me Sindromën Down. Në raste të veçanta ka ndodhur ndonjë diskriminim i vogël, mirëpo jo me bojkotuar komplet klasën”, thotë Hajdini.
Ajo thekson se çështja e sjelljeve ndaj personave me nevoja të veçanta është individuale, dhe nuk mund të menaxhohet as në vendet e zhvilluara.
“Nuk jemi të kënaqur se çka ofrojnë institucionet publike në raport me fëmijët me “Sindromen Down”, thotë ajo.
Në anën tjetër, sociologu, Labinot Kunushevci thotë se këta persona nuk janë agresivë, përkundrazi janë persona shumë të dashur dhe të qetë, prandaj sipas tij, shkolla ish dashtë t’iu kundërvihej peticionit të prindërve.
“Nga përvoja, personat me Sindrom Down nuk janë fare agresivë. Përkundrazi, janë shumë persona të dashur, shumë të mëshirshëm, shumë të qetë. Edhe mënyra se si portretizohen personat me Sindrom Down në tekste shkollore tregon qasjen johumane dhe joshkencore ndaj kësaj kategorie e cila meriton të respektohet me integritet. Shkolla ishte dashtë t’iu kundërvihej peticionit të prindërve”, thotë ai.
Sipas tij, arsimtarët duhet t’i mbrojnë këta persona, pasi në shumë raste prindërit tregohen injorantë.
“Ngjashëm edhe arsimtarët do të duhej ta mbronin vajzën sepse prindërit në shumë raste tregohen injorantë. Shkolla e ka autonominë e saj që duhet ta përdorë dhe të mos lejojë prindërit që të vendosin standarde diskriminuese”, thotë ai.
Ndryshe, në një shkollë të Gostivarit ditë më parë prindërit kishin nënshkruar peticion kundër një fëmije me “Down Syndrome”.
Ëmbla Ademi u rikthye në shkollë pas reagimeve të shumta që pati në Maqedoni për përjashtimin e saj.
Ndërkohë, personat me Sindromën Down kanë 47 kromozome në vend të 46-të. Që nga viti 2006, 21 marsi shënohet si Dita Ndërkombëtare e Personave me Sindromën Down./Fjolla Bajraktari/arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...