Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa ka reaguar pas aktgjykimit ku ministrja Rozeta Hajdari u dënua me vetëm 200 euro gjobë.
I ashpër ka qenë reagimi i deputetit, duke shkruar se edhe dënimet për prerjen e druve janë më të rënda se ky i ministres, Rozeta Hajdari.
Ai shton se nuk mjafton vetëm dorëheqja e Hajdarit, duke shtuar se janë kokë e këmbë në turp.
“Roja e pyllit me t’nxan me dru’ të dënon ma shumë! Ministrja e shkelë me veturë një vajzë 9 vjeçare, dënohet 200 euro. Kaq ka vlerë për ta një fëmi, 200 euro.
E këta të flasin për kapje të shtetit e të gjykatësve. Këta të flasin për korrupsion. Vet janë të korruptuar edhe shpirtërisht! Plagosin fëmijë, e gjykatësit e kapur i dënojnë 200 euro! Dorëheqja e kësaj ministreje nuk mjafton! Jeni mbuluar kokë e këmbë në turp! Të paftyrë”, shkruan deputeti i LDK-së.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin ndaj ministres së Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari rreth aksidentimit të një të miture në Prishtinë.
Gjykata ka shpallur fajtore dhe ka dënuar me 200 euro gjobë ministren Hajdari, raporton Arbresh.info.
“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni i Kundërvajtjes në procedurën kundërvajtëse, ka vendosur lidhur me çështjen kundër të pandehurës R.H, për shkak të aksidentit në komunikacion të kundërvajtjes nga neni 53 paragrafi 1 të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor e ndërlidhur me nenin 255 paragrafi 2 të Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, në bazë të nenit 55 paragrafi 2 dhe nenit 77, 86, 119, 124, 127 të Ligjit për Kundërvajtje, si dhe në bazë të nenit 289 paragrafi 1 pika 1.2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjykata duke vendosur ne bazë të neneve 3,7,8,9,17 paragrafi 1 pika 1.2,1.5.31 dhe te nenit 35 të Ligjit për Kundërvajtje me nr.05/L-087, të pandehurës R.H i shqipton dënim me gjobë në shumën prej dyqind euro (200) €, obligohet e pandehura që gjobën e shqiptuar të paguajë në afat prej 15 dite, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi”, thuhet në njoftimin e kësaj gjykate.
Po ashtu, ministrja Hajdari obligohet të paguajë edhe 100 euro për mendimin e ekspertit të komunikacionit, 900 euro për super ekspertizë, si dhe 50 euro për ekspertizë mjeko – ligjore.
Gjithsej, bashkë me dënimin, ministrja Hajdari do të paguaj shumën prej 1250 euro./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Ministrja Rozeta Hajdari shpallet fajtore për aksidentimin e të miturës, dënohet me 200 euro
Berisha i drejtohet shqiptarëve në Londër: Keni rol përcaktu...
Anglia merr fitore të thellë ndaj Irlandës dhe rikthehet në ...
Kurti: Doracakët asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë e as teks...
‘Termokos’: 17.500 konsumatorë me pajisje matëse për ngrohje
Eksperti gjerman bën një propozim radikal: Burrat patentë-sh...
Scholz mbron bisedën telefonike me Putinin