Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari i ka reaguar deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti pasi që ky i fundit tha se se ambienti i të bërit biznes është përkeqësuar në vitin 2023 krahasuar me vitin 2017.
Sipas Hajdarit, deputetit Avdullah Hoti i pengojnë të arriturat e Qeverisë madje edhe ato që Raporti i Progresit i Komisionit Evropian i vlerëson si progres, shkruan Arbresh.info.
“Deputetit Avdullah Hoti i pengojnë të arriturat e Qeverisë sonë, madje edhe ato që Raporti i Progresit i Komisionit Evropian i vlerëson si progres, andaj tenton t’a zbeh me analiza të pabaza klimën e të bërit biznes në Kosovë. Me fjalë të tij, ai nuk mund të sfidoj as punën tonë dhe as ekspertët të cilët me analiza e diagnostikifim të mirëfilltë me evidencë në detaje e me shumë kujdes punojnë në përpilimin e Raportit të Progresit të Komisionit Evropian.”, ka shkruar Hajdari.
Ministrja Hajdari tha se në këtë raport është evidentuar edhe angazhimin e Qeverisë për të përmirësuar klimën e të bërit biznes në vend.
“Raporti i Progresit për Kosovën, për periudhën qershor 2022 – qershor 2023, i publikuar nga Komisioni Evropian në nëntor të këtij viti, vuri në pah angazhimin e Qeverisë për të përmirësuar klimën e të bërit biznes në vend. Madje, vet raporti thekson se Kosova ka shënuar progres në klimën e të bërit biznes, duke shtuar se, progres ka pasur edhe në zhvillimin e një ekonomie tregu funksionale.”, shkroi ajo.
Sipas saj, në këtë raport theksohen edhe masat e Qeverisë në përmirësimin e klimës së të bërit biznes si: Funksionalizimi i Gjykatës Komerciale, aprovimi i koncept dokumentit për Regjistrat e Pronarëve Përfitues (tanimë i miratuar si projektigj në Qeveri), Platforma E-Kosova e cila do të ofroj mbi 140 shërbime, hartimi i Ligjit për Investime të Qëndrueshme dhe ligjet e masat tjera në mandatin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Tutje ajo theksoi edhe vlerësimin e këtij raporti për institucionin që ajo e qeverisë.
“Puna e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë fhe Tregtisë, është vlerësuar lartë në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për periudhën qershor 2022-qershor 2023. Me prioritet të lartë i sollëm reformat e shumëpritura në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA). Vijuam me plotësimin e zbrazëtirave në kornizën legjislative në përmirësimin e ambientit për të bërit biznes, klimën e investimeve, mbrojtjen e konkurrencës, reformën në mbikëqyrjen e tregut, fuqizimin e mbrojtjes së pronësisë industriale, dhe turizmin e qëndrueshëm – duke arritur miratimin e 16 ligjeve dhe 35 akteve nënligjore në harmoni me parimet e standardet ndërkombëtare dhe direktivat e BE-së.”, tha ajo.
“Ndër këto, vlen të përmendet Ligji për Tregtinë me Produkte të Naftës dhe Karburante të Ripërtërishme, që ishte në pritje për miratim për më shumë se një dekadë. Ky ligj i miratuar tashmë, përcakton kushtet për furnizim cilësor dhe të sigurt dhe për tregti konkurruese me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme.”, shtoi Hajdari.
“Për herë të parë miratuam Politikën Industriale me vizion të qartë që deri në vitin 2030, që ishte në pritje për shumë vite. Me zbatimin e kêsaj politike-strategjia për zhvillim industrial dhe mbështetje të bizneseve, po shpalosim dhe mbështesim më shumë potencialin e sektorëve industrial prodhues, për të qënë shtytës kryesor për zhvillim ekonomik, social e mjedisor në vendin tonë.”, u shpreh ministrja Hajdari.
Ndër të tjera, ministrja Hajdari theksoi se masat e ndërmarra nga Qeveria Kurti nuk mund t’i zbeh analiza e pabazuar dhe e paqëndrueshme e Avdullah Hotit.
“Disa nga reformat dhe masat e ndërmarra nga Qeveria Kurti, të theksuara qartazi në një raport me kredibilitet të lartë sikurse Raporti i Progresit i Komisionit Evropian, nuk mund t’i zbeh analiza e pabazuar dhe e paqëndrueshme e Avdullah Hotit, sepse ato janë dëshmi e qartë për qytetarin, se Kosova është në rrugën e duhur drejt një ekonomie të qëndrueshme, të zhvilluar dhe plotësisht të sigurtë për të ofruar ambient të shëndoshë për të bërë biznes dhe për investime, për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, social e mjedisor në Republikën tonë.”, përfundoi ajo.
Ndaj kësaj deklarate të deputetit të LDK-së reagoi edhe ministri i Financave Hekuran Murati i cili tha se studimi i publikuar nga deputeti i LDK-së Hoti, ka shumë shpërputhje me gjendjen faktike, që sipas tij lë të kuptohet se, ose metodologjia e përdorur për matje është gabim, ose se, edhe një institucion arsimor/hulumtues si Riinvest është bërë instrument i axhendës së politikave ditore të opozitëbërjes./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...