Ministrja Rozeta Hajdari, në një konferencë për media, ka deklaruar se beson në pafajësinë e zyrtarëve të MINT të arrestuar sot gjatë ditës nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë furnizimit me rezerva shtetërore.
Hajdari ka hedhur akuza edhe në drejtim të njësisë së hetimit në Policinë e Kosovës e cila është marrë me rastin, duke thënë se kanë kërkuar prova sekrete pa prezantuar një certifikatë të sigurisë sekrete, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tretisë, mirëpret çdo hetim për rastin e blerjes së rezervave shtetërore, anipse jemi të bindur se furnizimi me rezerva shtetërore ështe në përputhje me ligjet përkatëse në fuqi dhe planin përkatës të furnizimit me rezerva shtetërore”.
“Si ministre e MINT unë pres që organet e hetitmit të kenë vëmendje që krahas punës hetimore të mos cënojnë në asnjë rrethanë sigurinë shtetërore, për sa kohë bëhet fjalë për rezervën shtetërore të Republikës sonë, e klasifikuar sipas ligjit për rezervën shtetëore dhe ligjin për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar”.
“Sepse, gjatë hetimeve, dokumentet që janë marrë si prova nga policia në MINT janë klasifikuar si sekrete shetërore, ndërsa policia e njësisë hetuese nuk ka prezantuar certifikatë të sigurisë sekrete, pra kërkesa e policisë për pranim-dorëzim të këtyre provave, dokumenteve, ka qenë në kundërshtim me ligjin për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar”, ka deklaruar ministrja.
Tutje tha se furnizimi me mallra për rezervë shtetërore është kryer përkitazi me legjislacionin në fuqi.
“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, i siguron të gjithë qytetarët se procesi i furnizimit me mallra për rezervën shtetërore, me standarde dhe parametra të caktuara të cilësisë është trajtuar dhe monitoruar sipas legjislacionit në fuqi, dhe nuk dyshojmë për asnjë keqpërdorim nga zyrtarët tanë që janë ndalur sot për 48 orë në polici”.
Ajo foli edhe për disa palë të koordinuara, që tha se po keqinformojnë publikun, të cilët ka kërkuar që të hetohen po ashtu.
“Për këtë çështje, për një kohë të gjatë, ka përpjekje të mëdha që të keqinformohet publiku në vendin tonë. Motivet e koordinuara nga palë të ndryshme të interesit duhet të jenë po ashtu pjesë e hetimit në këtë rast”. /Reporteri.net/.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...