Ministra e Industrisë, Ndërmarresisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka marrë pjesë në Java e Pronësisë Industriale dhe Inovacionit, Gratë dhe Pronësia Intelektuale.
Në fjalën e saj të rastit, ministrja Hajdari deklaroi se kjo ngjarje është organizuar në bashkëpunim me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, shkruan Arbresh.info.
Hajdari u shpreh se kohëve të fundit grat më shumë po studiojnë ndërmarrësi, inxhinieri dhe teknologji.
“Më gëzon fakti që kohëve të fundit gratë në Kosovë, po studiojnë ndërmarrësi, inxhinieri dhe teknologji. Kjo jep një shtytje për zhvillim të hovshëm dhe një inovacion të qëndrueshëm. Përmes politikave për inovacion dhe ndërmarrësi, kanë qëllim të mbështesin sektorin privat. Për përkrahje direkte dhe krijimin e parqeve dhe inkubatorëve për ngritjen e kapaciteve dhe shkathtësive të reja”, u shpreh Hajdari.
Në fund, Hajdari njoftoi se ministria që ajo drejton ka përkrahur me 6 milion euro bizneset në Prizren që sjellin zhvillim./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...