Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Rozeta Hajdari, ka thënë se MINT është i gatshëm ta ndajë çdo informacion të kërkuar nga Komisioni Hetimor për rezerva shtetërore, përveç atij të klasifikuar.
Ajo ka thënë se është e dedikuar ta mbrojë dhe se nuk do ta shkelë, në asnjë moment, ligjin për rezervën shtetërore dhe informacion të klasifikuar.
Këtë përgjigje, ministrja e ka dhënë pasi që u pyet në lidhje me kritikat e anëtarëve të Komisionit Hetimor për rezerva shtetërore, të cilët kanë thënë se MINT nuk ka dorëzuar dokumentet e kërkuara nga Komisioni.
Ajo tha se si ministri janë të hapur për çdo informacion të kërkuar sipas legjislacionit në fuqi.
“Ju udhëzoj t’i pyesni të gjithë anëtarët e Komisionit Parlamentar Hetimor për mënyrën e zbatimit të ligjit parlamentar për hetime, për mënyrën e procedurave të përkrahjes së atij ligji, pra për ta respektuar ligjin se si kryhet një hetim parlamentar. Ne si MINT jemi të hapur për çdo informacion të kërkuar sipas legjislacionit në fuqi për rezervën shtetërore dhe për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar. Unë jam e dedikuar ta mbroj ligjin dhe nuk do ta shkel në as një moment ligjin për rezervën shtetërore dhe informacion të klasifikuar. MINT nuk mund të përgjigjet në pyetjet që shkelin privatësinë ose konfidencialitetin e rezervës shtetërore që është një nga shtyllat me të brishta të shtetit tonë. Ne jemi të dedikuar që të mbrojmë Republikën tonë dhe ligjet tona”, ka thënë ajo.
Ndërsa, e pyetur për largimin nga puna të disa shërbyesve civil dhe emërimet në pozita që janë bërë në këtë ministri, ajo ka thënë se ministri i kabinetit të MINT-it nuk ka pasur ndonjë ndërhyrje në procese sa i përket trajtimit të lendeve të tyre.
Ajo ka thënë se në ministrinë e saj, asnjë zyrtar nuk i përket partisë së saj.
“Shërbyesit civil janë nën sekretariatin e MINT, këto pyetje duhet t’i drejtoni aty, sepse në asnjë moment ministri i kabinetit të MINT-it ka pasur ndonjë ndërhyrje në procese sa i përket trajtimit të lendeve të tyre të dorëzuara me vërejtjet e dhëna nga udhëheqësit e tyre në komisionin disiplinor. Sa i përket emërimit të zonjës Salihu, jo vetëm atë por edhe shumë zyrtarë të tjerë kam emëruar si ushtrues detyre me të njëjtin koeficient dhe pyetja ime është pse pyetni për zonjën Salihu, pse nuk pyetet për paraardhësen e saj që ishte me një koeficient të njëjtën në këtë agjenci. Mos zbatoni pasqyrën ose psikologjinë e pasqyrës, sepse ka ndodhur me herët, kur politika është përfshirë në shërbimin civil, ka pasur raste kur politika është përfshirë në punësimin e zyrtarëve në ministri. Ju lutem, gjejeni një zyrtar që është këtu që ka lobuar për LVV i punësuar në MINT”, ka thënë ajo./eo
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën