Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Dr. Osman Hajdari, ka reaguar pas incidentit të ndodhur mëngjesin e sotëm në parkingun e administratës së QKUK-së, ku vetura e tij private dyshohet të jetë dëmtuar nga një mjet shpërthyes.
Ngjarja ka ndodhur pak para mbajtjes së mbledhjes së rregullt të Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), në hapësirat e administratës qendrore të institucionit.
Në një deklaratë për media, Hajdari ka thënë se këtë akt e sheh si një tentativë për ta penguar në përpjekjet e tij për vendosjen e rendit dhe ligjshmërisë në QKUK.
“Si zakonisht udhëtoj me makinën time private, kam ardhur rreth orës 8 e 40, në parkingun e QKUK-së. Pastaj kam vazhduar punën. Pas një ore e diçka drejtori i përgjithshëm me njoftoi që ka një shpërthim në parkingun e QKUK-së, me çka dolën dhe e vizituam. Pashë një mjet shpërthyer në makinën time. Meqenëse se ne jetën private, nuk kam asnjë problem, as në të kaluarën as tash. Konsideroj që ky kat ka lidhje me detyrën time zyrtare. Me punët e mira dhe vendosmërinë me vendosur rregull e rend në KQUK. Dhe ndoshta këto punë iu pengojnë grupeve të ndryshme të interesit, që mund të kenë lidhje edhe me zyrtarë të QKUK-së edhe me të tjera. Por jemi të vendosur t’i vazhdojmë punët e mira”, ka thënë Osmani para mediave./Arbresh.info
Policia kërkon ndihmë për gjetjen e të dyshuarit për vjedhje...
Barça në kërkim të titullit, kjo është 11-shja e Hansi Flick
Telekomi i Kosovës paralajmëron padi ndaj përmbaruesit priva...
Drejtori sportiv i kombëtares belge për Jasharin: Ai ka qenë...
Apel për ndihmë, profesori Arben Hajdari ka nevojë për përkr...
Mbyllja e zyrave paralele në veri, Ambasada franceze: Kosova...