Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, bashkë me Ministrin e Turizmit të Izraelit, Haim Katz, vizituan sot Parkun Arkeologjik “Ulpiana”.
Gjatë kësaj vizite, mysafirët nga Izraeli me kënaqësi dhe kureshtje dëgjuan shpjegimet nga arkeologu Milot Berisha, lidhur me historinë e gjurmëve dardane dhe thesaret e trashëgimisë kulturore në vendin tonë, shkruan Arbresh.info.
Vizitës përveç stafit të ministrave , iu bashkuan edhe Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Izrael, Ines Demiri dhe Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv.
Kujtojmë që Ministrja Hajdari dhe Ministri Katz, dje kanë nënshkruar Deklaratën e Përbashkët për bashkëpunim në fushën e turizmit, në përputhje të respektit reciprok dhe barazisë./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...