Hahn: Shtetet e Ballkanit Perëndimor të evitojnë dhunën ndaj gazetarëve, ose s’ka anëtarësim në BE

09:48 | 17 Shtator 2018
Arbresh.info

Komisioneri europian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Johannes Hahn, ka thënë sot në Shkup se asnjë vend i Ballkanit Perëndimor nuk do të anëtarësohet në Bashkimin Europian derisa nuk garanton liri të plotë të mediave dhe pavarësi në punën e gazetarëve.

Këto komente ai i dha sot gjatë hapjes së konferencës ”Ditët e medias Bashkim Europian – Ballkan Perëdimor”, ngjarje kjo e cila po zhvillohet në kryeqytetin e Maqedonisë, njofton Klan Kosova.

Në paraqitjen e tij Hahn tha se dhuna ndaj gazetarëve në vendet e Ballkanit Perëndimor nuk është evituar, përkundrazi, sipas tij, ajo është rritur.

Më tej gjatë fjalimit të tij ai bëri thirrje për mekanizmat e drejtësisë të bëjnë më shumë për këtë gjë.

Liria e medias nuk mund të ekzistojë pa një gjyqësor të pavarur, ka theksuar Hahn, njofton Klan Kosova.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme