Komisari evropian për Zgjerim, Johanes Hahn, të enjten u bëri thirrje vendeve të Ballkanit që të mos lëshojnë rastin për arritjen e bashkëpunimit reciprok dhe të punojnë në formimin e tregut të përbashkët si një nga bazat e bashkëngjitjes së ardhshme në Bashkimin Evropian.
“Tash është koha e duhur që rajoni të marrë rolin e liderit, të tejkalohen problemet, të cilat ndikojnë në situatën e brendshme në disa vende dhe të mos humbin raste të tilla për një bashkëpunim të fuqishëm”, tha Hahn në fillim të takimit të kryeministrave të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Hahn u bëri thirrje kryeministrave të vendeve të rajonit që të tregojnë “lidershipin e shtetit” dhe të shfrytëzojnë “erën në shpinë” që është edhe në interes të BE-së.
“Tash rajoni ka rastin që të shfrytëzoj momentin kur do të kemi porosi pozitive, ose thjesht do të mbyllen dyert për shkak të porosive të këqija, por nuk duhet të luajmë me zjarrin, për këtë jemi të vetëdijshëm të gjithë”, ka thënë Hahn. Komisari evropian tha se BE-ja si tërësi e kupton seriozitetin e situatës në rajon dhe liderët evropianë kuptojnë se sa e rëndësishme është që të bashkëpunohet me vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe në Bruksel është konfirmuar perspektiva evropiane e rajonit.
Hahn theksoi se procesi i bashkëngjitjes së BE-së është me rëndësi integrimi ekonomik i rajonit dhe krijimi i tregut të përbashkët.
Komisari evropian ka përgëzuar kryeministrat e rajonit për përkushtimin politik që sot të mblidhen në Sarajevë dhe të japin deklaratë të përbashkët.
Në samitin e Ballkanit Perëndimor në Sarajevë, mikpritës i të cilit është kryesuesi i Këshillit të ministrave të BeH Denis Zvizdiq, marrin pjesë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Kosovës Isa Mustafa, i Serbisë Aleksandar Vuqiq, i Malit të Zi Dushko Markoviq, i Maqedonisë Emil Dimitriev, dhe shefi i diplomacisë italiane Angelino Alfano.
Samiti në Sarajevë u hap nga Zvizdiq, duke vlerësuar se BE-ja duhet të ruaj perspektivën evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor në emër të stabilitetit dhe prosperitet të rajonit.
“Integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor paraqet jo vetëm marrjen e standardeve të BE-së, por edhe stabilitetin, paqen dhe sigurinë në këto hapësira, që është kusht kyç për sigurinë politike, ekonomike dhe zhvi llimit shoqëror të rajonit”, tha Zvizdiq, transmeton KosovaPress.
Ai ka vlerësuar se procesi i Berlinit dhe Iniciativa për Ballkanin Perëndimor kanë kontribut të jashtëzakonshëm në ndërtimin dhe forcimin e bashkëpunimit në rajon dhe në proceset e integrimit të këtyre hapësirave në BE.
Zvizdiq theksoi se procesi i integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor, pavarësisht sfidave të shumta me të cilat përballet edhe rajoni, por edhe Evropa, edhe më tej merr vend me rëndësi në mesin e prioriteteve të BE-së.
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...