Komisioni Europian ka paralajmëruar të gjithë zyrtarët e zgjedhur në Bosnjë dhe Hercegovinë se ata nuk duhet të mohojnë gjenocidin në Srebrenicë.
“Verdikti final për Radovan Karadzic mbyll një prej ngjarjeve më tragjike në historinë europiane”, ka thnë Hahn në një intervistë për gazetarë.
“Komisioni Europian rregullisht nënvizon gjatë bisedimeve me liderët politikë në Bosnjë se ata duhet të jenë një shembull në respektimin e vendimeve të tribunaleve ndëqrkombëtare”
Po ashtu ai tha se e cek se zyrtarët e BeH duhet të përmbahen nga çdo deklaratë apo akt që mund të vë në dyshim pavarësinë e procesit dhe që rritin tensionet.
“Nuk ka vend në BE për ata që përdorin retorikë për të rritur nacionalizmin, veçanarisht për ata që lavdërojnë kriminelët e luftës. Përpjekje të mëtejshme duhet bërë për thellimin e marrëdhënieve që janë kruciale për procesin e konsolidimit të paqes dhe stabilitetit në rajon”, shtoi Hahn./Gazeta Express/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...