Hahn: Nisma e Vuçiqit për dialogun rreth Kosovës, e guximshme

10:43 | 15 Shtator 2017
Arbresh.info

Komisioneri i BE për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn tha se nisma e presidentit serb Aleksandar Vuçiq për të nisur dialogun e brendshëm mbi Kosovën është e guximshme dhe mirëpritur.

 Sipas tij, perspektiva evropiane e Serbisë është e qëndrueshme dhe e padiskutueshme.

“Me rastin e nismës së presidentit Vuçiq për të nisur një debat të madh publik për këtë çështje të ndjeshme në Serbi, është shumë i mirëpritur. Kjo tregon guxim dhe realizëm”, tha ai, raportojnë mediat serbe, transmeton Klan Kosova.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme