Eurokomisionari për Zgjerim dhe Politika të Fqinjësisë, Johannes Hahn u kërkoi vendeve anëtare të BE të fillojnë sa më shpejt negociatat me Maqedoninë e Veriut.
“Unë vetëm mund të përsëris se bisedimet duhet të hapen sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse ata bënë gjithçka dhe ky nuk është një sinjal vetëm për Maqedoninë e Veriut, por për të gjithë rajonin”, tha ai në prag të takimit të Këshillit për Punë të Jashtme të BE-së në Luksemburg.
Sipas tij, vonesat në fillimin e negociatave mund të ndikojë në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës.
“Nëse i rihapim bisedimet me Serbinë dhe Kosovën,” vazhdoi Hahn, “ata duhet të shohin se investimi në gjetjen e kompromiseve politike është dhënë; përndryshe ata do të humbasin motivimin”.
“Është e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë sa ka rëndësi t’i japin një sinjal një vendi në interes të të gjithë rajonit”.
Siç është raportuar më parë, projekt konkluzionet e BE-së kanë caktuar shtatorin e këtij viti si një datë për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por sipas Hahn, kjo nuk është mjaft e shpejtë.
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...