Komisioneri europian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata për Anëtarësim, Johannes Hahn, ka përsëritur edhe një herë kërkesën e tij drejtuar institucioneve kosovare për tërheqje të masës 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës.
Përmes një postimi në Twitter, Hahn ka thënë se duhet t’i heqim barrierat tregtare në vend që të krijojmë barriera të reja.
“Le të jemi të qartë: Perspektiva e Bashkimit Europian zbatohet për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Bashkëpunimi rajonal është një hap i rëndësishëm në këtë rrugë. Prandaj, ne duhet të heqim barrierat tregtare në vend të krijimit të atyre të rejave! Pres që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të kontribuojnë në një frymë pozitive #ZonaRajonaleEkonomike”, ka shkruar Hahn në Twitter.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...