Komisioneri i BE Johannes Hahn shprehu besim të fortë se vendet anëtare të BE-së do të miratojnë fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut para verës dhe përshëndet përparimin reformues “mbresëlënës” në vend, sipas korrespondentit të AIM-s në Bruksel.
Han thotë se vendi është absolutisht i gatshëm të nisë negociatat pas dorëzimit të rezultateve dhe marrëveshjes historike të arritur me Greqinë dhe marrëveshjes së miqësisë me Bullgarinë, duke dëshmuar se edhe mosmarrëveshjet më të gjata në rajon mund të zgjidhen.
Ai theksoi se procesi i pranimit nuk është një rrugë e vetme, por është e ndërtuar mbi përgjegjësinë e të dyja palëve.
“Nëse vendet si Maqedonia e Veriut plotësojnë kushtet e rënda, me viktimizimin e popullsisë dhe rrezikun e lartë politik dhe personal nga qeveria, kjo duhet të njihet duke e shtyrë vendin përpara drejt BE-së. Nëse vendet tona partnere përmbushin detyrat, atëherë edhe shtetet tona anëtare gjithashtu duhet të përmbushin detyrat”, vlerëson Hahn./Telegrafi/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...