Komisionari për fqinjësi të mirë dhe zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, ka folur për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, dhe rëndësinë e këtyre raporteve për anëtarësimin e të dy vendeve në Bashkimin Evropian.
Në një intervistë për “Deutche Welle”, Hahn ka thënë që tema e Kosovës është një temë shumë e ndjeshme në Serbi dhe se opinioni dhe publiku serb duhet të mësohet me faktin që pa gjetur një zgjidhje përfundimtare me Kosovën nuk ka anëtarësim në Bashkimin Evropian, transmeton lajmi.net.
“Tema e Kosovës është një temë e ndjeshme në Serbi, ne kemi publikuar strategjinë e re për zgjerim në të cilën kemi specifikuar se të gjitha shtetet që duan të bashkangjiten, fillimisht duhet të zgjidhin konfliktet dhe paqartësitë e tyre, dhe ata duhet ta dijnë që kjo vlenë edhe për Kosovën edhe për Serbinë, për këtë arsye është e nevojshme edhe formulimi i një marrëveshjeje juridikisht obliguese mes Kosovës dhe Serbisë, normalisht kjo do të kërkojë shumë takime mes palëve dhe opinioni serb duhet të përgatitet për një gjë të tillë. Presidenti i Serbisë në këtë rast po merr përgjegjësinë mbi vete mirëpo ai ka edhe rreziqet që e ngarkojnë atë” tha Hahn.
Hahn shtoi që një gjë e tillë vlen edhe për Kosovën dhe aspiratat e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke potencuar se nuk duhet të ketë vetëm dialog pa ndonjë përfundim, por është shumë e rëndësishme që ky dialog të prodhojë diçka pozitive për të dy palët, dhe kjo është diçka jetike për përspektivën e Kosovës në BE.
“Shpresoj që autoritetet e Prishtinës ta kuptojnë që një gjë e tillë vlen edhe për ta, është e rëndësishme që Kosovës ti bëhet e qartë që bisedimet të kenë një epilog pozitiv dhe gjithashtu përspektiva e Kosovës në BE varet nga kjo” përfundoi Hahn.
Drenusha nuk e lë Gjestin të fle, i shkon në shtrat me tigan...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të Federatës së S...
Sherri blindon vendin e titullarit tek Cagliari, rivali i ti...
163 efektivë të arrestuar në Shqipëri, 444 punonjës policie ...
Arrestohen katër persona në Gjakovë për vjedhje identiteti d...
Kurti mori pjesë në ceremoninë “Laureatët 2024” ...