Komisioneri Europian për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore, Johannes Hahn, ka thënë se e mirëpret rikonfirmimin e votimin pro liberalizimit të vizave për Kosovën nga Parlamentin Europian
Parlamenti Europian rikonfirmon mbështetjen për liberalizimin e vizave për kosovarët, pothuajse gjysmë viti qëkur liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës u përmend për herë të fundit në organet më të larta të BE’së, dje më 24 shtator, Komiteti i Parlamentit Evropian për Liritë Civile ka votuar pro liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Hahn ka thënë se pas rekomandimit, mirëpret negociatat me Këshillin Europian për heqjen e vizave për Kosovën.
Votimi ka ndodhur pavarësisht kundërshtimit nga disa shtete anëtare të BE’së, në veçanti, ato që akoma nuk e kanë njohur Kosovën si një vend të pavarura.
49 anëtarë të këtij komiteti votuan për të filluar bisedimet me Këshillin Europian, aprovimi i të cilit është hapi i fundit që duhet ndërmarrë në mënyrë që qytetarët e Kosovës të mund të udhëtojnë pa viza në vendet anëtare të Zonës Shengen.
Kjo është hera e tretë për këtë vit që Parlamenti Europian po voton për të filluar bisedimet me Këshillin e BE’së për Kosovën. Ky i fundit ka refuzuar të nis negociatat për shkak të kundërshtimit të disa anëtarëve të BE’së përfshirë Qipron, Greqinë, Rumaninë, Sllovakinë dhe Spanjën, të cilat nuk e njohin Kosova si shtet i pavarur, si dhe të disa shteteve të tjera që kanë frikë se një valë e re migrimesh drejt Evropës mund të nisë sapo marrëveshja e udhëtimit pa viza me Kosovën të hyjë në fuqi.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...